Në programin televiziv spanjoll El Chiringuito TV, gazetari Jose Alvarez siguroi se Xabi Alonso tashmë ka një marrëveshje për të zëvendësuar Thomas Tuchel tek Bayern Munich.
Real Madridi , siguron i njëjti gazetar, vështirë se do të jetë një opsion për Xabi Alonso, fati i të cilit është vendosur tashmë, ai që në këtë pikë shihet si një nga “trajnerët në modë” në Bundesligë, përcjell GazetaBlic Sport.
Alonso po shkëlqen me aventurën e tij tek Bayer Leverkusen, duke kryesuar Bundesligën para Bayern Munich, me ‘Farmaceutikët’ që kanë dy pikë më shumë në vendin e parë.



