Sporti

Tuchel: Muller ka respektin e të gjithëve, nuk duhet të tërhiqet nga futbolli

11/23/2023 21:11
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel nuk sheh asnjë arsye se përse Thomas Muller të tërhiqet nga futbolli.

Tekniku i bavarezëve theksoi së fundmi se 34-vjeçari mund të vijojë të luajë në nivele maksimale dhe ndaj është i mirëpritur për të qëndruar pjesë e rekordmenëve gjermanë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ne e duam Muller në skuadër. Është e qartë edhe nga ana e vetë lojtarit, ai kërkon të luaj ende futboll. Pastaj nuk e kuptoj se cila është arsyeja që ai të mos vazhdojë në këto nivele të larta që është paraqitur aktualisht?

Jam i bindur se mund ta bëjë këtë edhe për sezonin tjetër. Unë e shoh atë të stërvitet dhe të ndjehet shumë mirë. Muller është një ikonë e këtij klubi dhe ka respektin tonë maksimal”, u shpreh Tuche