Lajme

Grupi i parë i pengjeve në Gaza do të lirohet në orën 16:00, të premten

11/23/2023 16:32
nga:N K

Lista e pengjeve që do të lirohen nga Gaza është marrë, ndërsa grupi i parë i tyre do të lirohet në orën 16:00, të premten.

Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit, i cili dha disa detaje të marrëveshjes sipas së cilës disa pengje do të lirohen në këmbim të një pauze katër-ditore, raporton BBC.

Ai tha se kriteri se kush do të lirohet ishte “Thjesht humanitar” – “Të largohen gratë dhe fëmijët nga rreziku sa më shpejt të jetë e mundur”.