Lajme

Një këmbësor i lënduar në një aksident në Prishtinë

11/23/2023 12:40
nga:N K

Një këmbësor ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale në Prishtinë.

“Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti tregoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.