Sporti

Flamujt palestinezë i kushtuan shtrenjtë Celticut: Vjen dënimi i madh nga UEFA

11/23/2023 10:58
nga:Lorik J

Kampioni i Skocisë, Celtic, është gjobitur nga UEFA pasi tifozët e tyre sollën flamuj palestinezë në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Gjoba për mesazhet pro-palestineze është 17.500 euro.

UEFA deklaroi se shpalosja e flamujve palestinezë u interpretua si një mesazh provokues i një natyre fyese.

Përveç flamujve të përmendur, tifozët e Celtic kishin pankarta “Liri për Palestinën”.

Gjithashtu, Celtic mori një gjobë prej 8,000 eurosh për rrugët e bllokuara dhe 3,500 euro do të duhet të paguhet për ndezjen e fishekzjarreve.

/GazetaBlic Sport