Zlatan Ibrahimovic së fundmi doli në pension, tani i takon djalit të tij të shkruajë udhëtimin e tij personal që përpiqet të ndjekë gjurmët e mëdha që la babai i tij.
Djali i tij, Vincent Ibrahimovic, i lindur në vitin 2008, luan në ekipin e të rinjve të Milanit, luan disa metra pas babait të tij: ai është një mesfushor cilësor, i cili në vend që të shkojë drejt e në portë përpiqet të dërgojë topin tek shokët e tij.
Dhe në orët e fundit ai është përfshirë në kampin stërvitor i cili do të zhvillohet nga 4 deri më 7 dhjetor dhe do të përfshijë lojtarët e Suedisë të lindur në vitin 2008.
Trajneri, Axel Kjall, foli drejtpërdrejt për këtë: “Vincent po rritet në Milano, një akademi e shkëlqyer, ai do të jetë një nga 66 lojtarët që mezi pres të takoj këtu në Buson në fillim të dhjetorit”.
Çfarë bie në sy në cilësitë e tij? “Bazuar në atë që kam vërejtur në video, ai është një mesfushor që është i mirë në pasime dhe orientim, ai është gjithashtu një finalizues i mirë”
“E kuptoj që është një zgjedhje që bën bujë, babai i tij është ndër futbollistët më të mirë suedezë të të gjitha kohërave dhe tani është radha e tij të përfshihet”, përfundoi trajneri për Aftonbladet.
/GazetaBlic Sport


