Sporti

Alban Lumi: Mendoj që trajneri më i mirë që ka shkel në Kosovë është Giresse!

11/22/2023 21:54
nga:L J

Alban Lumi thekson se trajneri më i mirë që ka shkel në Kosovë ka qenë Alain Giresse.

Giresse ishte trajner i Kosovës para Glihas, ku udhëhoqi kombëtaren në 14 ndeshje – kishte veç 4 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Lumit, ai ishte trajneri më i mirë i Kosovës, por edhe trajnerët e mëdhenj dështojnë.

“Mendoj që trajneri më i mirë që ka shkel në Kosovë është Giresse, një emër i madh, rezultatet e kanë tregu që s’ka pas rezultat, por edhe trajnerët e mëdhenj dështojnë”, tha Alban Lumi në ‘RTK’.

/GazetaBlic Sport