Sporti

Taulant Dajaku: Nëse ka ndonjë problem real në futbollin e Kosovës, ai është kryetari i FFK’së, Agim Ademi

11/22/2023 21:18
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës mbylli kualifikueset e Europianit në vendin e parafundit në grupin I, duke humbur kështu një tjetër mundësi të artë për t’u kualifikuar në një garë të madhe të futbollit.

Ish futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku thotë se probemi real i futbollit kosovar momentalisht është Agim Ademi, kryetari i FFK’së.

“Nëse ka ndonjë problem real në futbollin e Kosovës, ai është kryetari i FFK’së, Agim Ademi”, tha Taulant Dajaku në RTK.

Kosova fitoi 11 pikë në 10 ndeshje dhe e mbylli grupin në vendin e pestë…

/GazetaBlic Sport