Lajme

Një polic i plagosur, një i lënduar/ Policia me detaje për grabitjen në Suharekë: Të dyshuarit në arrati – kërkohet ndihmë për kapjen e tyre

11/22/2023 21:06
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme në Suharekë, ku ka ndodhur një grabitje e armatosur në një argjendari, derisa thotë se të dyshuarit ishin të armatosur dhe sapo policia ka arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë plagosur një polic, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë aksionit, raporton Gazeta Blic.

Po ashtu, Policia njofton se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia iu është vënë pas, por ata kishin vënë pengesa në rrugë dhe kanë arritur të arratisen.

Policia ka njoftuar se janë angazhuar me tërë kapacitetet për arrestimin e të dyshuarve, derisa ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kontaktojnë policinë për çfarëdo informate që kanë lidhur me rastin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Grabitje e armatosur në Suharekë

Prizren, 12 Gusht 2023

Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishte në zhvillim e sipër në një argjendari, në rrugën Brigada 123, në Suharekë.

Policia me të marr informatën, konkretisht patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtën me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.

Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforcime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkretisht identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë.

Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Plaçkitja në Suharekë – Fillon operacioni i gjerë për kapjen e 4 të dyshuarve

Plaçkitet një argjendari në Suharekë – plagoset një polic