Lajme

Shtyrja e afatit për regjistrimit e popullsisë, Rukiqi-Kurtit: ASK funksionin brenda zyrës suaj

11/22/2023 15:18
nga:N K

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me shtyrjen e afatit për regjistrimin e qytetarëve.

Sipas Rukiqit, Kurti nuk po e di se as çka e kë po e udhëheq.

ASK theksoi ai funksionon brenda zyrës së kryeministrit.

Reagimi i plotë:

Me gjase ky nuk e din, as çka udheheq, as kend e udheheq.

Agjencia e Statistikave te Kosoves, funksionon brenda Zyres se Kryeministrit. Fajin e ke te Zyra juaj Kryeminister.

I shkuan 3 vite me ankesa dhe viktimizim.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.

Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.