Moti i keq me shira të dendura ka përfshirë ditën e sotme jugun e vendit.
Gazetarja e Euronews Albania Anxhela Lushka raportoi se si rezultat i reshjeve intensive në Sarandë dhe Ksamil disa biznese janë përmbytur duke pësuar dëme të shumta materiale.
Prej 2 ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu kryesisht në jug dhe në veri të vendit, ndërkohë që në fundjavë pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.


