Lajme

Abdixhiku tha se do ta mposhtë në zgjedhje Albin Kurtin- Vijnë reagimet e para nga Vetëvendosje

11/22/2023 13:07
nga:N K

Pas deklarimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku se ai do ta mposhtë Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, kanë ardhur reagimet e para nga Vetëvendosje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti në një prononcim për Gazeta Blic, reagoi për deklaratën e Abdixhikut duke theksuar se, nuk ka koment dhe se zgjedhjet do ta tregojnë fituesin.

“Nuk kam koment, zgjedhjet do ta tregojnë”, tha Haliti.

Edhe deputeti tjetër nga VV, Eman Rrahmani nuk ka dashur të komentoj shumë deklaratën e të parit të LDK-së, i cili ka theksuar se partia e tij do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk kam ndonjë koment për këtë deklarim, është qëndrimi i tij“, transmetoi Rrahmani për Gazeta Blic.

 

Abdixhiku: Do ta mposhti Kurtin, do t’i fitoj zgjedhjet nacionale