Lajme

Statuti i Asociacionit, Tahiri: Kurti është dorëzuar, opozita e ka detyrë ta shpëtoj Kosovën nga ky rrezik

11/22/2023 10:19
nga:Genita C

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se nëse draft-statuti i Asociacionit nuk miratohet nga Kuvendi, nuk mund të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetutese, raporton GazetaBlic.

Tahiri thotë se kryeministri Kurti është dorëzuar dhe sipas saj, opozita e ka detyrë ta shpëtoj Kosovën nga ky rrezik.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Nese statuti i Asociacionit nuk miratohet nga Kuvendi nuk mund te shqyrtohet nga Gjykata Kushtetutuese, sipas eksperteve. Eshte detyre e opozites ta shpetoj Kosoven nga ky rrezik. Ska kush tjeter ta shpetoj, sa per Kurtin eshte dorezuar, nuk thote jo per asgje ne dialogun e Brukselit.