Sporti

Presidenti i Napolit: Ukrainës i mohuan penallti, ajo duhej të përfaqësonte lirinë

11/22/2023 08:52
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka komentuar së fundmi ndeshjen Itali-Ukrani që u mbyll e barazim pa gola, por që ndihmoi italianët që të kualifikoheshin në Europianin Gjermani 2024.

De Laurentiis theksoi se sipas tij Ukrainës iu mohua një penallti dhe sipas tij ishte ajo që e meritonte kualifikimin.

“Ukrainës iu mohua një penallti… Unë rrallë e kam parë kombëtaren të luajë kështu, por Ukraina duhej të përfaqësonte një ëndërr lirie. Ëndrra të çon në një liri që askush nga ne nuk mund ta ketë plotësisht”-tha ai.