Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar një fitore të madhe mbrëmë ndaj Brazilit.
Një gol me kokë nga Nico Otamendi i dha fitoren e madhe kombëtares së drejtuar nga Scaloni, transmeton GazetaBlic Sport.
Ndeshja filloi rreth 30 minuta me vonesë, pas incidenteve në tribunat e Maracana. Filloi dhuna mes tifozëve dhe më pas policia braziliane sulmoi tifozët argjentinas, gjë që bëri që skuadra e Albiceleste t’i afrohej zonës, në përpjekje për të qetësuar situatën.
Misioni nuk ishte i suksesshëm, kështu që kapiteni Messi udhëzoi ekipin të kthehej në dhomat e zhveshjes. Në 6 ndeshje Brazili ka vetëm 7 pikë, tashmë 8 pikë prapa Argjentinës që kryeson fazën kualifikuese.


OTAMENDI WITH A MASSIVE GOAL AGAINST BRAZIL
— MC (@CrewsMat10) November 22, 2023
/GazetaBlic Sport/


