Showtime

8 muajshë shtatzënë, vdes papritur aktorja 35 vjeçare

11/22/2023 07:55
nga:Y I

Vetëm 35 vjec dhe 8 muajshe shtatzënë, aktorja e njohur indiane, Dr Priya ndërroi papritur duke shokuar fansat.

E konsideruar një njeri “vibrues”, plot energji e jetë, ajo ishte një nga fytyrat më të kësaj industrie në vendin e saj, por pas martesës kishte vendosur të shkëputej përkohësisht për t`iu përkushtuar familjes.

Ajo ndërkohë ishte dhe mjeke me profesion. Lajmi tronditës i vdekjes së saj erdhi vetëm dy ditë pasi një tjetër aktore e njohur në Indi, Renjusha Menon, u gjet e vdekur në apartamentin e saj.

Policia tha se pista kryesore e saj është vetëvrasja, por po hetohen ndërkohë edhe rrethana të tjera të ngjarjes tragjike.

Dr Priya sakaq duket se ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.

Mjekët arritën të shpëtonin foshnjen e saj që do po mbahet nën vëzhgim në një njësi të terapisë intensive.