Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime të ndara, me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri, me të cilët ndau opinionet dhe shqetësimet e tij në lidhje me situatën e konfliktit në Rripin e Gazës.
Gjatë këtyre takime që Rama i cilësoi miqësore dhe të sinqerta, ai shprehu shqetësimin për konfliktin e zgjatur në Gaza.
Ai ka pohuar edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin, megjithatë ka shprehur shqetësimin për konfliktin e tejzgjatur. Rama thotë se është i shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet.
Kreu i qeverisë bën me dije se në Forumin e Faqes në Paris, ka paraqituri idenë se një koalicion shumëkombësh i Ligës Arabe dhe Turqisë me një mandat të OKB-së mund të merrte përkohësisht kontrollin e Gazës.


