Lajme

Sot protestojnë punëtorët teknik të QMF-ve dhe disa shkollave në Prishtinë

11/21/2023 07:27
nga:Y I

Punonjësit e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë si dhe punëtorët teknik të 9 shkollave do të protestojnë sot.

Të njëjtit do protesojnë para Komunës së Prishtinës, për të kërkuar rritje të pagave.

Protesta pritet të fillojë nga ora 10:00.

Teksa është bërë e ditur se nëse kjo protestë nuk do të ketë rezultate, kryetarët e shoqatave do të caktojnë datën për hyrje në grevë.