Sporti

Shqipëria kualifikohet nga vendi i parë në grupin E, luan pa gola ndaj Ishujve Faroe

11/20/2023 22:47
nga:E K

Shqipëria e ka mbyllur me barazim kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Ishujve Faroe.

Kuqezinjtë pavarësisht dominimit nuk arritën që të ndalin tre pikët e plota në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.

Të besuarit e Sylvinhos dështuan të shënonin gol duke bërë që ndeshja të përfundoi me rezultat 0:0.

Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.

Ndërkohë kuqezinjtë me këtë barazim siguruan vendin e parë në grupin E.

/GazetaBlic Sport/