Lajme

Sadiku nga Brukseli: BE e shqetësuar për mundësinë e eskalimit të situatës në veri

11/20/2023 22:08
nga:G B

Në një lidhje direkte nga Brukseli, për emisionin “Politiko”, gazetari Kushtrim Sadiku, ka thënë se paralajmërimet e Kurtit për mobilizimin e ushtrisë serbe nuk është se nuk po merren seriozisht nga Brukseli.

“Ekzistojnë shqetësime edhe në Bruksel për eskalim të situatës, ndoshta jo luftë por prolongimi i dialogut mund të sjellë eskalim të situatës”, tha Sadiku.

Sipas tij kjo mund të jetë arsyeja që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka realizuar vizitë në Kosovë.