Lajme

Pas Osmanit, Stoltenbergi i shkon në takim Kurtit

11/20/2023 16:54
nga:N K

Ka filluar takimi në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai para pak çastesh ka përfunduar edhe takimin me presidenten Vjosa Osmani, ku pas takimit tha se kanë mirëpritur propozimin për formimin e Asociacionit, i cili sipas tij është hap kyç drejt paqes në rajon.

Stoltenberg, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë. Për këtë, Stoltenberg ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës

Këtë të hëne shefi i NATO-s nisi vizitën treditore në Ballkan. Fillimisht ishte në Bosnje e Hercegovinë.

Të martën Stoltenberg do jetë në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.