Lajme

Gjobiten dy shoferë në Gjilan, në zonën e lejuar 50kh vozitën 119kh

11/20/2023 11:52
nga:N K

Policia shqipton gjobë ndaj shofereve, vozitën në 119kh në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50kh

Dy shoferë janë dënuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi në rrugën ‘’Marie Shllaku’’ në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50kh, kanë vozitur me shpejtësi 119kh.

Sipas njoftimit ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro dhe masën e ndalimit të vozitjes prej 12 muaj.