Sporti

“Plisat” do të mungojnë pa vullnetin e tyre në ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe

11/19/2023 21:34
nga:E K

Tifozëria e flaktë e Kombëtares së Shqipërisë, “Plisat” nga Prishtina nuk do të jenë prezent në stadiumin “Air Albania” në përkrahje të “kuqezinjve” për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

“Plisat” duket se kanë keqkuptime me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Berat Fejzullahu, një nga prijësit e kësaj tifozerie e konfirmon lajmin përmes rrjetet social “Facebook”.

“Nesër n’ditën ma t’lumtur tShqiptarisë, Plisat mungojnë. Kjo tu e falenderu FShF-në. Po ska lidhje. Neve na bon pershtypje me i nejt afer kombtares ndit tfshtira, se per tmira kan sa dush VIPa e politikan. Fshfja her do kur do ndrrohet, E perjetshme o Shqipnia. NESËR KA FESTË EDHE N’PRISHTINË”, ka shkruar Berat Fejzullahu.

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e fundit në këtë edicion kualifikues ndaj Ishujve Faroe.

Shqipëria tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”.

Ndaj Ishujve Faroe kërkohet fitorja për ta siguruar vendin e parë në Gripin I.