Lajme

Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë

11/19/2023 19:03
nga:G B

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë), ku janë përfshirë tre vetura, teksa si pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.