Sporti

Gani Sejdiu: Paraqitja e lojtarëve vendor tregon se puna në Superligën e Kosovës është profesionale

11/19/2023 16:24
nga:E K

Kosova ka barazuar dje në udhëtim me Zvicrën në rezultat 1-1.

Dardanët morën një barazim dinjitoz, por që zyrtarisht shuhen gjasat për kualifikim në “Euro 2024“.

Trajneri kosovar, Gani Sejdiu në një intervistë për “GazetaBlic Sport” tha se ky ishte një rezultat i mirë, pavarësisht se me fitore do mund të hynim në garë për kualifikim.

“Rezultati ishte shumë i mirë pavarësisht se me një fitore eventuale ne do të mund të kishim shansa për kualifikim. Jam shumë i kënaqur me çka kanë treguar sidomos me lojtarët që po ju jepet rasti të luajnë dhe më herët nuk kanë pasur mundësinë. Nuk duhet të jemi euforik, kemi një situatë më të qartë që të bëjmë një skuadër më të balancuar në ciklet e reja kualifikuese“, tha fillimisht Sejdiu.

“Paraqitja e lojtarëve vendor tregon se puna në Superligën e Kosovës është profesionale dhe ka shumë progres. Ka një nivel shumë më të lartë se në të kaluarën. Kjo tregon që talenti këtu gjithmonë ka ekzistuar, por duhet të punuar dhe zhvilluar dhe ky talent vie në shprehje edhe në këto nivele. Te rasti i Hysenit e pamë një demarkim [hapje] të jashtëzakonshme të tij ku më pas edhe shënoi golin, kjo tregon cilësi“, shtoi Sejdiu për GazetaBlic Sport.