Sporti

Muhamet Hyseni pas golit ndaj Zvicrës: Debutim ëndrrash, krenari dhe nder – faleminderit Zotit

11/19/2023 14:39
nga:L J

Muhamet Hyseni debutoi dje për kombëtaren e Kosovës në duelin ndaj Zvicrës.

Sulmuesi kosovar pati një ndeshje fantastike, ku pasi u aktivizua në sfidë në minutën e 73’të- ai arriti të lë gjurmë pas veç 8 minutave lojë – duke shënuar golin e barazimit për ‘Dardanët’, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hyseni shkroi se ndihet tejet i lumtur dhe krenar me debutimin e tij.

“Debutim andrrash i cdo futbollisti. Krenari dhe nder. Faleminderit Zotit”, ka shkruar Hyseni në rrjetin social, Facebook.