Sporti

Adonis Milaj, talenti i kombëtares U19 që premton shumë | Refuzoi Gjermaninë, tani po shkëlqen me ‘Dardanët’

11/19/2023 14:16
nga:Lorik J

Në grumposhat e reja të kombëtares së Kosovës po rritet një talent që premton shumë.

Bëhet fjalë për Adonis Milaj, i cili luan në pozicionin e mesfushorit qendror. Milaj luan për Borussia Monchengladbach që nga viti 2017 dhe ftohet nga kombëtarja e Kosovës tek grupmoshat e reja qe dy vite, shkruan GazetaBlic Sport.

18 vjeçari ishte pjesë e kombëtares gjermane deri në nivelin U16 dhe më pas vendosi t’i bashkohet ekipit të Kosovës në vitin 2021.

Ai u paraqit edhe për kombëtaren U17, teksa tani po luan tek ‘Dardanët’ U19, ku po ka suksese bashkë me trajnerin Maliqi.

Kosova U19 para pak ditësh triumfoi 0-4 ndaj Ukrainës U19, ndërsa Milaj luajti për 90 minuta.

Pas dy ditësh, Kosova U19 do ballafaqohet me Maltën U19.

/GazetaBlic Sport