Sporti

Dellova: Duhet të jemi të kënaqur me barazimin ndaj Zvicrës

11/18/2023 23:00
nga:E K

Kosova ka barazuar në udhëtim me Zvicrën në rezultat 1-1.

Dardanët morën një barazim dinjitoz, por që zyrtarisht shuhen gjasat për kualifikim në “Euro 2024“, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli, Lumbardh Dellova i cili tha se barazimi ndaj Zvicrës është i kënaqshëm.

“Duhet të jemi të kënaqur. Zvicra është skuadër me lojtarë që luajnë në top ligat evropiane. Duhet të jemi të kënaqur me këtë pikë. Çdo ndeshje hyjmë për fitore, shpresojmë ta tregojmë vetën dhe të shkojmë sa më lartë dhe të shkojmë dhe ne te ekipet evropiane dhe të bëjmë hap tjetër të madh”, tha Dellova.