Sporti

Holanda siguron edhe matematikisht kualifikimin, Franca fitore për rekord me Gjibraltarin

11/18/2023 22:45
nga:E K

Holanda, matematikisht në finalet e Europianit “Gjermani 2024”. “Tulipanët” mposhtën 1-0 Irlandën në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, falë golit të Wegorst, dhe sigurojnë vendin e dytë, pas Francës, pasi edhe nëse ndodh skenari më i pabesueshëm, pra të humbasin me Gjibraltarin, sërish Greqia nuk ua merr dot vendin e parë pasi të besuarit e Koemanit kanë avantazhin e ndeshjeve të drejtpërdrejta.

Në Grupin B, Franca mbetet e para me 27 pikë të plota në nëntë ndeshje, teksa në takimin e fundit theu rekordin historik të fitores më të thellë, duke mposhtur 14-0 Gjibraltarin.

Një përballje e veçantë për talentin e PSG-së, Zaire-Emery, që bëhet lojtari me moshën më të re në histori që shënon për kombëtaren e Franceze.