Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës.
Kosova ka arritur që pjesën e parë ta mbyllë pa gola pavarësisht dominimit total të zviceranëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Zvicra kishte tërë kohën iniciativën duke rrezikuar kohë pas kohe portën e Visar Bekajt.
Ndërkohë Kosova rastin më të mirë e pati me Elbasan Rashanin kur ky i fundit gjuajti me kokë pak centimetra jashtë portës së Yann Sommer.
/GazetaBlic Sport/


