Sporti

Reagon Ballist Morina: E dua Serbinë në grupet e ‘Euro 2024’

11/18/2023 14:32
nga:Mergim Rreci

Lojtarët kuqezinj kanë marrë pikën e artë në barazimin me Moldavinë që u luajt në stadiumin “Zimbru” të kryeqytetit Kishinau, duke u kualifikuar në Euro 2024.

Një nga reagimet më pikante ka qenë ai i Ballist Morinës. Ky i fundit ka qenë protagonist gjatë kualifikueseve të Euro 2016, teksa me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Ballisti shpreh dhe dëshirën për kundërshtarët e grupit.

“Dua Serbinë në Euro 2024”, shkruan Ballist Morina i cili ngriti dronin me flamurin “Autochthonous” në Beograd më 14 tetor 2014.