Sporti

Zvicra cilësohet super favorite nga bastet, Kosova kërkon të dëshmohet në fushë

11/18/2023 10:59
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Zvicrën.

Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, në Basel, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dardanët” kërkojnë fitoren e madhe në transfertë, duke luftuar për një kualifikim të mundshëm, pavarësisht se mundësitë janë shumë të vogla.

Aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.

Bazuar tek kuotat e basteve, Zvicra konsiderohet si super favorite në këtë takim, me fitoren e Zvicrës që kuotohet me 1.29. Fitorja e mundshme e Kosovës kuotohet me 11.00, kurse barazimi me 5.75.

 

/GazetaBlic Sport/