Lajme

Aksident mes dy veturave në Prugovc, lëndohen katër persona

11/18/2023 08:49
nga:Sh R

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Prugovc, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Këtë për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.