Të premten është larguar nga shtëpia më e famshme në Kosovë, konkurrenti i radhës.
Nga votimi i javës, më pak i preferuari i publikut rezultoi këngëtari afrikano-zviceran, Domenik.
Ai rezultoi më pak i votuari në nominimin e javës, ku në televotim ishin edhe: Alba Vukaj, Blero, Ylli Dërvishi (Buci), Linda Halimi dhe çifti Ilirana dhe Adri.
Domenik është një konkurrent i cili ka hyrë një javë më vonë se banorët e tjerë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Ai tregoi një karakter të qetë dhe mjaft argëtues, teksa tregoi se ajo çfarë e lidh me shqiptarët është shoqëria dhe kjo është arsyeja se pse edhe ka mësuar shqip gjatë jetesës së tij në Cyrih të Zvicrës.