Sporti

Polonia barazon me Çekinë – mbetet jashtë Kampionatit Evropian

11/17/2023 22:44
nga:E K

Polonia zyrtarisht ka mbetur jashtë “Euro 2024”.

Polakët nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Çekisë me rezultat 1-1 duke shuar përfundimisht gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan GazetaBlic Sport.

Piotrowski realizoi golin e parë për të ngjallur ‘ëndrrat’ e polakëve, por Soucek në minutën e 49’të dha epilogun final të takimit.

Kujtojmë që Shqipëria ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani pikërisht nga ky grup ku është lidere me 14 pikë.

/GazetaBlic Sport/