Lajme

Kurti uron Sanchezin: Mund të llogarisim në ndaljen e rritjes së të djathtës ekstreme

11/17/2023 17:45
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Spanjës.

Kurti ka thënë se gjatë javës së kaluar në Malaga, u konfirmua se Evropa progresive mund të llogarisë në Partinë Socialiste të Pedro Sanchez për të ndalur rritjen e ekstremit të djathtë.

“Urimet më të mira për suksese të vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.