Sporti

Kosova U21 – Bullgaria U21, gol në fund të pjesës së parë

11/17/2023 13:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Bullgarisë U21.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 7-të, me Sorakov që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur.

Megjithatë, ‘Dardanët’ barazuan shifrat me golin e Ardit Tahirit, me sulmuesin e Dritës që realizoi në minutën e 34-të.

Në fund të pjesës së parë, Bullgaria shënoi golin e dytë, me Petkov që vendosi shifrat në 1 me 2.

/GazetaBlic Sport/