Evertonit i janë hequr 10 pikë për shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League.
“Klubi i futbollit Everton është i tronditur dhe i zhgënjyer nga vendimi i Komisionit të Premier League”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi beson se Komisioni ka vendosur një sanksion sportiv tërësisht joproporcional dhe të padrejtë. Klubi tashmë ka komunikuar synimin e tij për të apeluar vendimin në Premier League. Procesi i apelimit do të fillojë tani dhe çështja e Klubit do të dëgjohet nga Bordi i Apelimit i caktuar në përputhje me rregullat e Premier League në kohën e duhur.
Everton pohon se ka qenë i hapur dhe transparent në informacionin që i ka dhënë Premier League dhe se ka respektuar gjithmonë integritetin e procesit”, thuhet në njoftimin e plotë.
Everton kalon tashmë nga vendi i 14-të në vendin e 19-të në renditje me 4 pikë nga 14 sa i kishte.
/GazetaBlic Sport/


