Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 e zhvillon ndeshjen e pestë të grupit kualifikues për në EURO 2025.
“Dardanët” do të përballen sot me Bullgarinë, me takimin që zhvillohet në stadiumin ‘Zahiri Pajaziti’ në Podujevë, në orën 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kësaj radhe, Kosova U21 dëshiron të fitojë duelin dhe të dalë mbi ta në renditje, ashtu që të mbajë gjallë shpresat për mëtutje në kualifikime në kuadër të Grupit D, ku favoritë janë Gjermania U21 dhe Polonia U21.
Kosova U21 nga katër ndeshjet e para të grupit ka 1 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata, ndërsa nesër në “Zahir Pajaziti” të Podujevës kërkon fitoren e dytë të fazës grupore kualifikuese.
Ja formacionet zyrtare:

/GazetaBlic Sport/


