Sporti

Chelsea rrezikon dënimin, po hetohet për pagesa sekrete të bëra nga ish-pronari Roman Abramovich

11/17/2023 12:06
nga:Mergim Rreci

Chelsea është duke u hetuar mbi dyshimet për pagesa sekrete të bëra nga ish-pronari Roman Abramovich.

Nëse konfirmohen shkelje të rregullave të Fair Play- it financiar , klubi rrezikon ndëshkimin, duke përfshirë humbjen e pikëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës The Guardian , FA (federata angleze e futbollit) dhe Premier League po hetojnë pagesat e bëra nga kompanitë e manjatit rus, të cilat kanë përfituar klubin, por nuk janë deklaruar.

Klubi është duke u hetuar pas publikimit të dokumenteve si pjesë e hetimit konfidencial të Qipros, me klube të tjera që po hetohen gjithashtu, si Everton dhe Manchester City.

/GazetaBlic Sport/