Sporti

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Moldavisë

11/17/2023 08:32
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon sonte ndeshjen ndaj Moldavisë në kualifikueset e ‘Euro 2024‘.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, atje ku kuqezinjtë pritet ta konfirmojnë zyrtarisht kualifkimin, shkruan GazetaBlic Sport.

Sfida e grupit E kualifikues për Euro 2024 është një finale për tanët, me “Shqiponjat” që kërkojnë të nisin fluturimin për në Gjermani, teksa një pikë do na dërgonte për herë të dytë në fazën finale të një Evropiani.

Formacioni nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha nga ndeshja e kaluar, kurse rreth 4 mijë shqiptarë pritet të jenë në shkallët e stadiumit.

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi 

/GazetaBlic Sport/