Sporti

Marc Overmars u pezullua për një vit, shkak ngacmimi seksual

11/16/2023 17:24
nga:L J

Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) Marc Overmars nga çdo rol në futboll.

Në zanafillë të vendimit është sjellja e holandezit, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv në Ajax.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”, ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmars zgjati shumë dhe kishte disa rastet e identifikuara.

Holandezi dha dorëheqjen në shkurt 2022 nga Ajax, por nënshkroi një muaj më vonë me Antwerp në Belgjikë, kundërshtarët e FC Porto në Champions League.

Ish-sulmuesi ishte kampion evropian me Ajax-in dhe gjithashtu luajti për Arsenalin dhe FC Barcelona. Overmars kishte qenë drejtor sportiv në klubin e Amsterdamit për një dekadë kur dha dorëheqjen.