Komuna e Skenderajt ka njoftuar se po ndërtohet tribuna veriore e stadiumit ‘Bajram Aliu’.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare, Komuna e Skenderajt njoftoi se lokalet pranë kësaj pjese po rrënohen, për t’u zëvendësuar me objekte moderne, në të cilat operatorët biznesorë do të kenë kushte shumë më të mira, përcjell GazetaBlic Sport.
Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe ndërtimi i tribunës veriore për stadiumin ‘Bajram Aliu’, e cila do të mundësojë që tifozët ta ndjekin ndeshjen edhe nga kjo pjesë.
/GazetaBlic Sport/


