Shqipëria është shumë afër kualifikimit në ‘Euro 2024’.
Situata shumë interesante është në grupin E, ku katër kombëtare po luftojnë për vendet që dërgojnë në Kampionatin Evropian. Shqipëria do të kualifikohet nëse nuk humbet ndaj Moldavisë ose nëse Polonia mund Çekinë. Republika Çeke do të kualifikohet nëse mposht Poloninë dhe Moldavia nuk arrin të fitojë, përcjell GazetaBlic Sport.
Polonia nuk do të mund të jetë në mesin e dy kombëtareve që shkojnë në Euro nëse nuk fiton ose nëse Moldavia fiton ndaj Shqipërisë. Moldavia nuk duhet të humbasë ndaj Shqipërisë dhe shpreson në një barazim mes Polonisë dhe Republikës Çeke dhe një fitore ndaj Republikës Çeke në ndeshjen direkte.
E premte, 17 nëntor:
18:00 Moldavi – Shqipëri
20:45 Poloni – Republika Çeke
E hënë, 20 nëntor, ora 20:45:
Shqipëri – Ishujt Faroe
Republika Çeke – Moldavi

/GazetaBlic Sport/


