Sporti

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, ja çmimet e tyre

11/16/2023 11:51
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Bjellorusinë të martën me fillim nga ora 20:45.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për këtë takim janë tashmë në shitje, përcjell GazetaBlic Sport.

Çmimet e biletave janë si në vijim: veri dhe jug 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Kosova është në lojë vetëm matematikisht për kualifikim në Euro. I duhet ta mposhtë Zvicrën të shtunën dhe Bjellorusinë, dhe duke shpresuar në rezultate të favorshme të Izraelit dhe Rumanisë.

Ato mund t’i blini përmes platformës online – LINKU.

/GazetaBlic Sport/