Lajme

Tirana ndan fond për rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc

11/16/2023 09:56
nga:N K

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka ndarë një fond për rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Kamberi tha se ky fond për shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc ishte fjalë e dhënë nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

“Fjala e dhënë nga Kryetari Veliaj dhe anëtarët e Këshillit bashkiak u shndërrua në vepër për mbështetjen e vëllezërve dhe motrave në Luginën e Preshevës”, shkroi Kamberi.