Lajme

Kanosi zyrtarët policorë në Gjakovë, dërgohet në mbajtje i dyshuari

11/16/2023 09:14
nga:N K

Është arrestuar një person pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarët policorë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bunjanit” në Gjakovë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.