Lajme

E rrahu gruan, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Prizren

11/16/2023 08:53
nga:Sh R

Një person në Prizren është arrestuar të mërkurën, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia.

I dyshuari u dërgua në mbajtje, pasi prokurori i rastit vendosi ashtu.