Sporti

Lajme të këqija për Interin, lëndohet Bastoni

11/16/2023 08:01
nga:Mergim Rreci

Lajm i keq për kombëtaren italiane dhe për Interin.

Në stërvitjen e pasdites së djeshme në Coverciano, Alessandro Bastoni është dëmtuar dhe ka braktisur seancën. Sipas shqyrtimeve të para, mendohet të jetë një tendosje muskulore në pulpën e djathtë.

Më shumë detaje do të zbulohen nesër, kur Bastoni të kryejë testet e mirëfillta. Inter në fakt ndodhet më në ankth, pasi zikaltërit kanë ndeshjen e rëndësishme në Serie A kundër Juventusit, rivalit direkt për kampionat.