Jude Bellingham duket se nuk ka nevojë për shumë këshilla për t’u integruar me Real Madridin duke pasur parasysh performancën e tij, por Gareth Bale, i cili jo vetëm shënoi, por edhe fitoi kogja me Los Blancos, donte t’i jepte disa.
“Ai duhet të luajë lojën e Madridit. Sepse nëse nuk e bën, nuk bën atë që duan mediat, nuk flet për ta, do sulmohet”, tha Bale, raporton Marca.
Bale shpjegon se çfarë do të thotë me gjithë këtë: “Ndoshta ishte një problem për mua sepse nuk doja ta bëja, doja vetëm të luaja futboll dhe të shkoja në shtëpi. Kjo i vështirësoi gjërat për mua dhe më detyroi të sulmohesha pak më shumë. Pra, ajo që duhet të bëjë është të flasë pas ndeshjeve dhe të sigurohet që ta bëjë në spanjisht”.
/GazetaBlic Sport


